SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel në Kakome.

Ata kanë shembur rrethimin që prej 22 vitesh, sipas tyre, mbante të izoluar një prej pasurive më të mëdha natyrore të zonës dhe nuk i lejonte të shkonin në tokat e tyre apo pushuesit vendas dhe të huaj të frekuentonin plazhin.

Në intervistat e tyre, protestuesit shprehen se kanë ardhur në mbështetje të kësaj kauze që e cilësojnë kombëtare, ndërsa theksojnë se qëllimi i tyre është rikthimi i aksesit në pronat e tyre.

Ata thonë se janë aty për të kundërshtuar, siç shprehen, zaptimin e tokave dhe për t’i dhënë fund, sipas tyre, një situate që ka zgjatur prej vitesh.

“Ne jemi këtu për të rrëzuar çdo pengesë që na ka ndaluar të shkojmë në tokat tona. Sot sovrani foli dhe dha verdiktin e tij”, shprehen banorët.

Ata shtojnë se shembja e rrethimit në Kakome ka një domethënie të madhe për ta dhe paralajmërojnë vijimin e protestës.

Sipas tyre, do të jenë në mbështetje të çdo proteste që e cilësojnë kombëtare dhe nuk do të lejojnë më, siç thonë, që tokat e tyre të mbeten të zëna.

Përveç Komunitetit Nivicjot si nismëtar në thirrjen e diteve të fundit për shkatërrimin e gardheve metalike te portës së Kakomesë, një nga organizuesit e protestës ish deputeti Sofo Thoma i përshëndeti protestuesit në portat e Kakomesë .

Të bëhemi bashkë .në mbështetje të niviciotëve! – ishte një nga sloganet e Thirrjes për këtë protestë për Kakomenë.

Prona është jona! Plazhi është për të gjithëve!-thuhej në Thirrjena e Shoqatës Lukoviote. pak ditë më parë///

error: