Në portin e Himarës dy ditët e fundit kanë mbërritur 657 turistë anglezë për të marrë pjesë në “Kala Festival”, që zhvillohet nga 31 maj deri më 6 qershor.
Porti i Vlorës bëri të ditur se “vazhdojnë të mbërrijnë në Portin e Himarës turistët anglezë. Ditën e enjte kanë mbërritur 140 të rinj nga Britania e Madhe për të marrë pjesë në “Kala Festival””.

“Ky festival përveç atmosferës që do të krijojë për adhuruesit e muzikës elektronike, ka për qëllim promovimin e turizmit dhe kulturës shqiptare në botë”, theksoi porti i Vlorës.

Porti i Vlorës informoi gjithashtu se dy ditë më parë mbërritën në portin e Himarës 517 turistë anglezë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI