Agjencia Kombëtare e Turizmit ndau lajmin se u rikthye Kala Festival.
“Bëhuni gati të përjetoni eksperiencën e kuruar me kujdes të një kombinimi ëndërrimtar të festivalit muzikor dhe pushimeve në plazh”, shkroi AKT në rrjetet sociale. Kala Festival nis sot në bregdetin e Dhërmiut dhe do të vazhdojë deri më 12 qershor, pranë plazheve të virgjëra ku madhështia e maleve shërben si sfond për momente të papërsëritshme.
Ritmi i muzikës së bukur do të mbushë ditët e netët e pjesëmarrësve që vijnë jo vetëm nga qytetet e Shqipërisë por edhe nga vende të ndryshme të botës, për të përjetuar traditën dhe modernitetin që bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të rinjtë që të zbulojnë sekretet e jashtëzakonshme të Dhërmiut pasi Kala Festival nuk është vetëm një festival muzike, por është një festë e kulturës, diversitetit dhe frymës së bashkimit, ngrohtësisë dhe mikpritjes së popullit shqiptar.(Edlira RUZI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI