Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi i tarifave, ndërsa deri më tani kalimi është bërë pa pagesë.
Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa këtë të hënë janë zhvilluar dhe testet e fundit për funksionimin e pajisjeve.
Kudo janë vendosur kamerat e sigurisë dhe sistemet elektronike që do të pasojnë më pas me tarifimin e çdo mjeti që kalon në këtë aks.
Pagesa pritet të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.
Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, dhe 1000 lekë për furgonë e autobusë.///
ME SHUME LAJME
Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez! Në hetim edhe dy turq
Një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit!
Ksamil. Detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit francez, autori punonte si bodigard. Konflikti nisi për ngacmimin e një vajze