-Në vazhdën e takimeve elektorale me grupe interesi dhe individë, kandidati për kryetar Bashkie në Sarandë, Oltion Çaçi ka bashkëbiseduar me mësues të shkollës “9 Tetori”, një nga dy shkollat më të mëdha për nga numri i nxënësve në territorin e kësaj bashkie.
Duke iu referuar këtij takimi Çaçi përmend edhe prioritetet e tij e programit të tij lidhur me arsimin lokal.
“Me arsimtarë të nderuar të shkollës “9 Tetori” për t’i siguruar se arsimi dhe edukimi janë shtylla prioritare në drejtimin e bashkisë së Sarandës. Programi ynë adreson: investime në infrastrukturën e çerdheve, kopshteve dhe objekteve arsimore; tërheqjen e granteve nga donatorë të huaj për t’i dhënë një tjetër dimension aktiviteteve të programit “Shkolla si Qendër Komunitare”-shkruan Çaçi, kandidati i PS./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit