Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi sot në Qendrën e Votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.

Pas votimit, ministrja Denaj deklaroi, se “kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të shprehur mendimin e tyre, votën e tyre të lirë, për kë do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Votim të mbarë!” Kujtojme se Ministrja Denaj është kandidate me nr 4 në Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, që mbulon Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI