SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kanosi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë bashkiake, referohet në Prokurori 19-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Studenti”, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës. Punohet për kapjen e shtetasit E. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.//sarandanews.al///

error: