Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar publikoi një objekt të rrallë nga fondi i tij. Bëhet fjalë për një kapak ungjilli me origjinë nga fshati Dishnicë, Korçë.
Kapaku është punuar në argjend me teknikën e rrahjes.
Në qendër është vendosur skena e ngjalljes së Krishtit e cila rrethohet nga 18 profetë dhe 16 skena të tjera që fillojnë me jetën e Hyjëlindëses dhe vazhdojnë me festat e mëdha.
Ky objekt është fotografuar në laboratorin fotografik pranë MKAM, me metodën RTI, Imazhi i transformimit të reflektimit (RTI) është një teknikë e re imazherike që krijon pamje dixhitale hiper-realiste që kontrollohen në mënyrë interaktive nga shikuesi.
Kjo metodë e re bazohet në sintezën e imazheve të shumta dixhitale të një subjekti të mbledhur nga një pozicion fiks i kamerës.(Edlira Ruzi)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI