Një operacion i policisë greke ka sekuestruar mbi 116 kg marijuanë në Athinë. Operacioni është shtrirë në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo, teksa në taksinë e një 48 vjeçari shqiptar në Nea Smyrni janë gjetur dhe sekuestruar si fillim 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë.
Ndërsa në një furgon që drejtohej nga një grek 31 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.
Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare.
Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI