Me perfundimin e tunelit të Skerficës ne fund të muajit gusht 2020 dhe Loti 5 të rrugës Kardhiq-Delvinë, krijohet mundesia qe gjate pranverës 2022 koha e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut te nxit realisht zhvillimin e mëtejshëm të turizmit duek e pqrshkuar distancën Tirane-Sarandë ne 3 ore nga rreth 5-6 ore qe eshte sot./
Aktualisht ne kete rruge kanë përfunduar të gjitha veprat e artit, tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim.
Në fund të muajit gusht u bë e mundur edhe hapja e tunelit të Skërficës, 1316 m i gjatë, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote. Lotet 1, 2, 3 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa në Lotet 4 dhe 6 po vijojnë punimet.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI