Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se punimet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë Loti 4 po vijojnë me ritme të larta.
Mbi punimet në këtë aks rrugor i cili do ketë një imapkt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit Kryeministri Edi Rama tha se, në sezon e ardhshëm turistik kjo rrugë do jetë e kalueshme dhe shkurtimi i udhëtimit nga Gjirokastra në Sarandë e nga Tirana drejt Sarandës do bëhet realitet.
“Vazhdon me ritme të larta puna në kantierin e rrugës së re Delvinë – Kardhiq, me synimin që sezonin e ardhshëm turistik aksi të jetë i kalueshëm dhe shkurtimi i stërpremtuar në dekada, i kohës së udhëtimit, nga Gjirokastra në Sarandë e nga Tirana drejt Sarandës, të bëhet realitet”, shprehet Rama.
Sipas MIE-s, në Lotin 4 të rrugës Kardhiq – Delvinë, vijon puna për të përmbyllur brenda afatit këtë segment, pjesë e të gjithë veprës, e cila do të lehtësojë udhëtarët dhe do të shkurtoj kohën e udhëtimit.
Loti i 4 i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 6.1 km dhe deri tani janë realizuar 78% e vëllimit të punimeve. MIE bën të ditur se ka përfunduar shtresa e konglomeratit në kilometrin e parë të rrugës.
Ndërkohë në fillim të këtij muaji kanë nisur edhe punimet për tunelin që do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq.
Punimet për ndërtimin e tunelit pritet të përfundojnë në fillim të vjeshtës së vitit 2021.
Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34 km.
Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës. /atsh////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI