Zyrtari i Lartë i Komisionit Europian, Thoas Hagleitner kundërshtoi eurodeputeten greke Anna-Michelle Assimakopoulou, kur tha se çështja “Beleri” është një çështje evropiane.
“Kjo çështje i takon drejtësisë, ne nuk komentojmë për çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-un”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.
Duke pretenduar se seanca ndaj Fredi Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke, Assimakopoulou tha se, çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve /Top Channel///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI