Një telefonatë në policinë e Vlorës nga pushuesit afër Orikumit se kanë parë një peshkaqen në det ka alarmuar blutë të cilët kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme. Nga informacionet e para të siguruara nga Report TV bëhet e ditur se pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit.
Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.
Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata