SARANDË/ = Këshilli Bashkiak i Sarandës organizoi të mërkurën një dëgjesë publike me gazetarërt për rregulloren “Marrëdhëniet me publikun dhe median”
Në takimin që drejtohej nga këshilltari Mehmet Nelaj, kreu i komisionit për rregulloret dhe zvkryetarja e këtij Këshilli, Dafina Allkushi, morën pjesë gazetarë të mediave vendore audiotelevizive dhe portaleve që editohen në këtë qytet si dhe gazetarë rezidentnë të disa mediave qëndrore në Sarandë.
I pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Sarandë, Eleron Gjoni.
Në takimin kosultativ me njërëzit e medias Mehmet Nelaj trajtoi rëndësinë e një draftrregulloreje që paraqitet për herë të parë dhe që normon marrëdhëniet e vendimarrësve lokale me publikun dhe mediat.
Në emër të shoqatave të gazetarëve, Degës së Unionit të Gazetarëve dhe shoqatës së Gazetarët Profesionistë Jonianë, bënë vlerësime dhe rekomandime konkrete Thoma Nika dhe Shkëlqim Hajno.
Shpresa Dine, Limoz Didani, etj, adresuan çështje që idhen me transmetimni e seancave live të Këshillit Bashkiak, dëgjimin e zërit të njerëzve të medias nga vendimarrësit, etj,.

Gazetarët e vlerësuan si një nëvojë zbatimin e një rregullore të tillë por adresuan për më tepër akses të medias në procesin e vendimarrjeve lokale.
Keshilltari, jurist, Gjergji Ymeraj, u ndal ne disa interpretime juridike adresuar problematikave qe lidhen me mediat dhe keshillin bashkiak.

Gazetarët vunë në dukje se salla aktuale e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në Sarandë, pamundëson pjesëmarrjen si të publikut po edhe të mediave dhe vetë përfaqësuesve të Bashkisë, për shkak të madhësisë së saj.
Kjo ishte dëgjesa e parë publike që bëhët me njerëzit e mediave në Sarandë, pas gati rreth tri dekadave të funksionimit të këshillave bashkiake në qytetin bregdetar. ///R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata