Këshilltari Ilirjan Gërdhuqi, një nga zërat me vokacion më aktiv në Këshillijn Bashkiak, kërkoi së fundi informacione rreth procesit të trojeve të ndërtimit për dhjetra qytetarë ndarë 30 vite më parë.
Në fakt, historia e shesheve “të ngrira” të ndërtimit të qyetarëve të munduar sarandiotë që jetojnë sot sa në Sarandë aq edhe ne emigracion, as më shumë e as më pak, i përngjan një parodie sociale me nota politike .



Pas nje parade mediatike pak vite me pare kur, nje komision i ngritur nga bashkia, i bekuar nga ish kryebashkiaku Gurma dhe i kryesuar nga ish sekretari i përgjithshëm i kësaj bashkie Eleron Gjoni, proklamoi zhbllokimin e shesheve duke bashkepunuar ngushte me Kadastren dhe Zyrën e Legalizimit te shesheve; ky proces, që nisi me entuziazëm të madh me grumbullimin e dokuemtacioneve te shesheve në zyrën e z.Jorgo Mitro, eci pak muaj, u bë edhe “miell për lajme” në[ tv por habitshëm ka ngecur, së paku për informin e publikut, Këshillit Bashkiak dhe hallexhive.
Banorët e Sarandës, që kanë kryer pagesat përkatëse te shesheve, mësojhet se paralajmërojnë masa të ashpra. Ata deklarojnë se do të bllokojnë punimet e Këshillit Bashkiak në rast se çështja e tyre nuk merret në shqyrtim në një kohë të shpejtë.
Në mbledhjen e muajit të kaluar, anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilirjan Gërdhuqi, kërkoi informacione rreth procesit të trojeve të ndërtimit. Por sikurse Gërdhuqi deklaroi se fundi, kërkesa e tij mbeti enkas pa përgjigje nga administrata bashkiake. Ky ngërç po shkakton pakënaqësi te qytetarët, të cilët ndihen të tradhtuar nga mosveprimi institucional. Çështja e këtyre trojeve u ngrit edhe në një nga mbledhjet e fundit të këshillit bashkiak. Gjatë asaj mbledhjeje, nënkryetarja e Bashkisë u shpreh se procesi do të fillonte “brenda pak ditësh”. Megjithatë, ende sot, nuk ka asnjë progres konkret, duke lënë banorët në pasiguri juridike për pronat e tyre./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata