SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kështu ishte Guro Zeneli…

/MEMORIE/

Nga Sofokli Mekshi/

-Homazh per Guro Vellain –

Tre vjet me pare, si sot, udhetoja drejt Tiranes, me nje trishtim te madh qe me “lexohej” ne çdo muskul te fytyres. Ishte ndar nga jeta Njeriu i Mire ,Guro Zeneli. Me mikun tone te perbashket, artistin e fotografise z. Luan Qendro, shkuam te percjellim per ne banesen e fundit, shkuam prane 4 femijeve te tij dhe shume e shume shokeve e miqeve te panumert qe u ndjen keq nga kjo ikje plot dhimbje.

Ate dite percolla nje postim me titull “Ikje e dhimbeshme e vitit 2017” U shkeput nga familja e tij genetike por edhe nga familja shoqerore dhe ajo e gazetareve, nje pene e forte , aspak konformiste.

Ne Sarande, po aq edhe ne Tirane, Guro Zenelin e njohin perveç te tjereve, edhe te gjithe ata qe kane pas nevoje per nje keshille apo per nje nderhyrje ne te gjithe instancat e pushtetit, deri tek presidentet Haxhi Lleshi e Ramiz Alia, nga Fatos Nano e deri tek Gramoz Ruçi. Duke e “sjell “midis nesh, sot kujtojme plot e plot raste, episode dhe bema te Guros si njeri, si mesues, si gazetar i rralle por edhe si drejtues. Ne çdo rol apo detyre,spikat antikonformizmi i tij. Ai ia kushte privuar me ndergjegje, vetes te jetonte ne luksin qe te jepte “pushteti” i funksioneve qe kryeje.

Ne Sarande, ku jetoi e punoi dy dekada kujtohet ende edhe sot portreti i Guros. Nje qytetar i zakonshem, qe merte femijte e vegjel dhe i çonte ne krah ,ne çerdhe apo kopsht e ne shkolle. Nje drejtues gazete qe me shume punonte vete se sa redaktoret e saj. Nje mik i njerezve te thjeshte qe jetonte me hallet e tyre. Donte dhe i ndihmonte te gjithe ata qe ia kerkonin ndihmesen.

Ne Sarande ishte bere proverbiale nje thenie e Guros. “Mua te me rrojne tre K-et”. Tek sigurimsat e kohes kishte nxitur kureshtje kjo thenie. Ata dyshonin se mos ishte ndonje parrulle. E kaluara e larget ende e ndiqte hap pas hapi. Pasi nuk e zberthyen dot rebusin e tre “K-eve” operativi i qytetit pyeti si ne koenfidence , Luan Qendron. Moren fryme kur degjuan pergjigjen e tij. “K-eja” e pare ishte Kanua, gruaja e shpirtit te Guros, ajo qe i qendroi besnike perjete deri sa edhe ne ate bote shkuan njeri pas tjetrit berenda 25 diteve te vitit 2017. “K-eja” e dyte, ishin dhe mbeten kalamajte. Ata te katert ,jane intelektuak te vertete, te shkolluar e te dashur si prinderit e tyre. Qofshin jetegjate me familjes e tyre,dhe krenar per mami Kanon dhe babi Guron. Ndersa -K-eja’e tretw ishte kalemi.

Me laps e pene, Guri Zeneli triumfoi mbi te paaftet e kohes ku jetoi e punoi. Me kalem,pa e fshire asnjehere fjalen e shkruar prej dores se tij, i arriti te gjithe nivelet e karieres se merituar .Familjar model, gazetar ,shkrimtar,nepunes i administrates shteterore, u dallueshem prej te tjereve. Me “K-en” e trete,permes humorit, Gurua goditi veset e pushtetareve te kohes. Sikur…sikur sot, Gurua te ishte gjalle,porosia qe do t’u jepte te njohurve e te panjohurve te tij do te ishte: ‘Duani njerzit ashtu siç ata jane dhe ndihmojini sa te mundeni, pa u terhequr nga pengesat e pushtetit” Guro Zeneli, ashtu siç edhe vllezrit e tij, Sako e Merqez ,tashme nuk jetojne midis nesh.

Une kam patur rastin t’i njoh te tre. Ne ate foto kam dalur me Gurin ne vitin 1975 kur punonim ne gazeten lokale”Fitorja”. Rash ne dore te mire, siç thot populli. Me sugjerimet dhe keshillat e tij, u rrita e u edukova te dua njerzit,te behem pak si Guro Vellai. Them se ia kam arritur diçka. Kete dedikim e postova sot ne tre vjetorin e ndarjes se Tij, nga kjo bote. I paharruar ne perjetes do mbetesh o miku yne, me i mire GURO ZENELI.///

error: