– Policia Rrugore ne komunikimin e sotem me median ka percjelle mesazhin e thjeshte por domethenes: Shijoni fundjaven por duke zbatuar rregullat !
Policia Rrugore thekson se në të gjitha rrugët e vendit, vijon rregullisht monitorimi me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e
. Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë, ndaj lëvizjet në akset rrugore janë të shtuara.
Drejtoria e Policisë Rrugore tha se në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë. Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:
Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë. Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke resektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.///R-SR///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”