Një shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike kanabis.
Sipas shtypit grek, dyshohet që shqiptari e kishte marrë ngarkesën në kufirin shqiptaro-grek në zonën e gjelbër.
Ai u ndalua duke udhëtuar me makinë në aksin nacional Janinë-Igumenicë. Gjatë kontrollit në automjet, atij iu gjetën 23 pako me kanabis, me peshë totale 82.6 kg.
Droga u sekuestrua ndërsa shqiptari u arrestua në flagrancë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, kurse policia greke vijon hetimet për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI