Fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që goditi javën e kaluar edhe Shqipërinë tashmë po i lë vendin të nxehtit afrikan që do të godasë rajonin.
Nga dita e hënë pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Shërbimi Meteorologjik grek nuk përjashton që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.
“Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore.
Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit” njofton shërbimi grek i Meteorologjisë.
I nxehti në Greqi pritet që të godasë edhe vendin tonë që nga frika e “liqenit të ftohtë” duhet të bëhet gati për temperaturat e larta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI