/23/04/2020/ Pas ndërprerjes prej emergjencës së koronavirusit, duke nisur nga java e ardhshme të gjitha gjykatat do të rinisin punën.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili njofton rifillimin e punës duke nisur nga 27 prilli.
“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë,
më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI