SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Klosi : Aplikimet për stacionet e plazhit rihapen të hënën,(sot) do të zgjasin 5 ditë

Aplikimet për stacionet e plazhit rihapen sot (E Hene) dhe do të zgjasin 5 ditë. Kjo u deklarua nje dite me pare nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.Gjate nje bisede me operatorët turistikë, hotelierët dhe aplikuesit për stacione plazhi në Kavajë, Klosi tha se “me Agjencinë tonë të Bregdetit do të ndjekim në vazhdimësi gjithë problematikat që kanë të bëjnë me sezonin e plazhit

Sipas tij. do të ketë një situatë të qetë në harkun kohor të 3-4 ditëve.“Ajo që është e rëndësishme është të theksoj se parcelat që janë pa aplikime të nxiten qytetarët të aplikojnë. Besoj ditën e hënë do të përfitojnë nga rihapja për një kohë 5 ditore dhe për të plotësuar gjithë sipërfaqen e menaxhuar në bashkinë e Kavajës”, – tha Klosi.

Vonesat ne menaxhimin e plazheve ne te gjithe ultesiren perendimore te vendit, gjate diteve te fundit shkaktuan strese e tensione te poseduesit e plazheve nga Velipoja deri ne Ksamil. Pritet qae perfundimi i procesit te aplikimeve per plazhe te ktheje sa me shpejt ne normalitet sherbimet nga pushuesve vendas dhe te huaj qe kane zgjedhur bregdetin shqiptar gjate korrikut dhe gushtit.

Situata e plazheve ne Sarande, Ksamil, Borsh e Lukove, paraqitet pergjigjesisht normale dhe dita-dites numri i pushuesve qe frekuentojne keto plazhe po rritet.///SARANDANEWS.AL///

error: