Hetuesit e antidrogës në Kolumbi gjetën kokainë të lëngshme në rreth 20,000 arra kokosi që do të eksportoheshin në Evropë, raportoi sot zyra e prokurorit publik.
Sipas deklaratës, 19,780 arra kokosi të destinuara për eksport ishin vendosdur në një kontejner me 504 çanta që supozohej të niseshin nga porti i Kartagjenës për në Gjenovë, në Itali.
Gjatë kontrollit rezultoi se uji i kokosit ishte shkëmbyer me kokainë të lëngshme. Identifikimi i sasisë së kokainës së lëngshme do të kryhet në laborator.
Kolumbia konsiderohet vendi kryesor i origjinës së kokainës, përpara Perusë dhe Bolivisë, ku kultivohet edhe bima e kokainës. Një pjesë e madhe kontrabandohet në Shtetet e Bashkuara.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI