Komisioni Qendror i Numërimit i Komisionit të Rithemelimit të PD-së njoftoi sot përfundimin e procesit për Këshillin Kombëtar të PD dhe zgjedhjen e 150 anëtarëve.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi se ky ka qenë një proces transparent që i jep fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se numërimi i votave është transmetuar live për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri.
“Që dje me nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike për Partinë Demokratike ishte një tjetër dëshmi se PD është kthyer besimi te vota e lirë. Nuk ka më krytarokraci, çdo vendim e merr anëtarësia. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë, por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat live. Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra ndërsa shumë fletë kishin të zgjedhur edhe 140 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo.
Vokshi theksoi se “pas një analize të listës fitues rezulton se janë 50% të Këshillit të ri Kombëtar janë të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi rinor dhe LDSH. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike”.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.