Rruga panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë do jetë gati këtë sezon turistik.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamjet nga kantieri i ndërtimit të kësaj unaze, e cila ndërtohet pjesërisht mbi gjurmën e rrugës ekzistuese.
“Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë që do jetë gati këtë sezon. Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil”, tha Rama.
Pritet qe unaza panoramike e Sarandës të lehtësojë ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por do të japë në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.
Rruga është e gjatë 2.33 km, e gjerë 11 m me gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m dhe ka trotuare në të dy anët e saj me të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat