Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar sot mori vendimin unanim për të vazhduar masat kufizuese antiCovid, të cilat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa afat.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli, tha sot në konferencën për shtyp se “do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura e të mbyllura, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ato martesore, ato mortore jashtë rrethit familjar, kufizimi i bareve e restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery), do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Administrata do të vijojë të punojë nga shtëpia, universitetet do të vazhdojnë online. Shkollat do të vazhdojnë me mësimin e alternuar fizik dhe online”.
“Të gjitha këto masa do të jenë pa afat dhe do të analizohet situata epidemiologjike në vazhdim duke i ndjekur me shumë kujdes efikasitetin dhe tendencat e lehta pozitive që janë vënë re javën e fundit në lidhje me numrin e rasteve te reja që kanë një tendencë rënie”, – tha Rakacolli.
Zv.ministrja Rakacolli u shpreh se ” kjo situatë është dinamkie dhe nëse kjo situatë do të rëndohet mund të vlerësohen edhe masa të tjera shtesë”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI