Së shpejti në Qendrën Kulturore “Katina Papa” të Livadhjasë zhvillohet një konferëncë mbi pakicat kombëtare dhe sfidat e tyre për të zhvilluar vlerat e rashëgimsië tnokulturore në kuste e zhvillimeve globale.

Konferenca ““Pakicat Kombëtare në Shqipëri dhe sfidat e ruajtjes së Identitetit Kulturor” mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe organizohet nga Qendra Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacioni) në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin për Pakicat Kombëtare.
Në këtë zhvillim I cili ëhstë planifikuaratë organizohet më 30 qershor në Livadhja, përvec prezantimit të fokusit nga përfaqësues zyrtarë të pakicave kombëtare në Shqipëri, domtë këtë një paraqitje edhe kryetarja e komitetit për Pakicat Kombëtare, Kostandina Bezhani, nga Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, dhe Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.
Sipas burimeve nga stafi Agjencisë AJMMI, më interes në këtë event, i pari i këtij lloji në rjaonin jugor të vendit, do të jëtë edhe një koncert më këngë e valle burimore nga pakica greke, mikrpitëse e Konferëncës, një ekspozitë e zhvillimeve promovuese të kulturës nga Pakicat Kombëtare në Shqipëri si dhe një paraqitje e kulinarisë tradicionale të fshatrave të minoritetit entik grek.
Sipas Ligjit Nr. 96/2017 “PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, sot në vendin tonë në kuptimin e këtij Ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë nëntë: pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare./sarandaneës.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI