Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi.
Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi G. Sh. kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit, pa lejen e organeve kompetente.
Në bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u shpall në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi G. Sh., 41 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. ///
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private