Punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama i shfrytëzoi sot (28 korrik 2025) për ndryshime të rëndësishme në Kuvend dhe qeveri.
Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit pa portofol, për marrëdhënien me Parlamentin, karrigen të cilin e mbante Elisa Spiropali.
Qeveria e re tashmë do të ketë 3 emra të rinj në kabinetin e saj. Tre drejtorët e rëndësishëm në sektorë të ndryshëm, por jo me profile politike, që do të ulen në karrigen e ministrave janë: Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu.
Ministër i Financave nuk do të jetë më Ervin Mete, i cili u emërua në këtë post në shtator 2023. Në vend të tij, Kryeministri Edi Rama propozoi si ministër të Financave Petrit Malaj, aktualisht kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), dhe me një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri.
Një vit zgjati karriera e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme ( u emërua në korrik 2023). Vendin e Ballës si ministër i Brendshëm pritet ta marrë Ervin Hoxha, i cili ka vetëm 8 muaj në krye të i IKMT. Hoxha, u emërua në nëntor 2023 në postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ndërsa prej 20 vitesh ka shërbyer në detyra të ndryshme shtetërore nga niveli ekzekutues deri në nivele të larta drejtimi në institucione qendrore.
Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, në një kohë të rëndësishme të rivitalizimi të industrisë së mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, emër i njohur, ndërsa deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, paraprirë me detyra dhe poste të rëndësishme në qeveri si drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 2017 Vengu ishte emëruar drejtor i zyrës së antikorrupsionit në Kryeministri, ndërsa në qeverinë “Rama 1” ka mbajtu postin e shefit të kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati. Ndërkohë Niko Peleshi që mbante këtë detyrë prej janarit 2021, tani do të jetë kryetari i grupit PS.
Ndryshimet në qeveri që prezantoi Edi Rama
Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Propozohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha Propozohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Propozohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vengu – Propozohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Ndryshimet në Kuvend që prezantoi Edi Rama
Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Propozohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Propozohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Propozohet kreu i grupit PS.//(Shqiptarja).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade