–Në Konispol, Xarre dhe Vrinë fermerët apelojnë për ndihmë. Mandarinat kanë rënë në tokë dhe duhet investim edhe për largimin e tyre nga tokat bujqësore. Dëmi shkon në miliona euro.

Fermeret e zonës Konispol – Xarre i kërkojnë mbështetje kryeministrit Edi Rama dhe Ministres se Bujqesise Milva Ekonomi. Ata ankohen se sezoni i ketij viti per agrumet solli miliona euro deme dhe se kerkojnë mbështetje të plotë nga shteti .Për këtë qëllim fermerët i kanë drejtuar dhe një letër kryeministrit dhe Minsitres së Bujqësisë.


Në parcelat e mbjella me mandarina hasen reagimet e fermerëve nga Konispoli, Xarra dhe Vrina . Kryetari i fshatit Xarre, Vasil Xhaji shprehet se në rast mos reagimi nga shteti, fermerët do fillojnë protesta ose do marrin rrugët e emigrimit pasi, sipas tij nuk ka mundësi tjetër.
Në këtë sezon prodhimi i mandarinave në jug të Shqipërisë arriti në rreth 50 mijë tonë.Mungesa e tregut dhe dëmi nga reshiet e breshërit, disa muaj me pare ishin dy nga faktorët që dëmtuan më së shumti ekonomine e fermerëve.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI