SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Konispol: Procedohet penalisht 53- vjeçari me akuzën “pushtim të tokës”

Një 53- vjeçar nga Xarra e bashkise Konispol u procedua penalisht me akuzen “pushtim të tokës” .

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin M. E., 53 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol, për veprën penale “Pushtimi tokës”.

Procedimi penal i 53-vjeçarit u krye pasi sipas Policisë, në fshatin Xarrë ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit A. J., 49 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.///

error: