Një polic grek dhe një 34-vjeçar shqiptar janë arrestuar në Athinë nën akuzat për zhvatje dhe grabitje.
Të premten e 18 Marsit, polici grek dhe shqiptari u takuan me një vajzë të re, e cila siç raportohet nga mediat greke, i kishte borxh shqiptarit një shumë parash. Gjatë takimit, të dy kanë kërcënuar me armë vajzën e re me qëllim që t’i kthente paratë shqiptarit.
Dhe si garanci deri në kthimin e parave, i morën makinën që kishte në përdorim.
Pas këtij episodi, vajza shkoi në polici dhe bëri denoncim. Të nesërmen, autoritetet gjetën të parkuar makinën që kishin marrë 34-vjeçari shqiptar dhe punonjësi i policisë. Ndërsa një ditë më vonë, më 20 Mars, u arrestuan polici grek dhe 34-vjeçari. Në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një armë.
Siç raportohet nga shtypi grek, shqiptari është person me precedent të mëparshëm penal pasi në vitin 2013 ka qenë i arrestuar për grabitje. Identiteti i tij nuk është bërë publik.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi