SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KONISPOL/ Trishtim për ndarjen nga jeta të dy mësueseve

Lajmi për ndarjen nga jeta te dy ish mësueseve me kontribute te vyera per disa breza nxenesish, ka shkaktuar trishtim ne Konispol.

Lajmi për ndarjen nga jeta e dy ish mësueseve të nderuara Zurha Murtaj në moshën 79-vjeçare dhe Esma GJinika në moshën 66-vjeçare, na trishtoi të gjithëve sot–shkruhet ne nje status te kryetarit te bashkise Shuaip Biqiri.

Ndersa mesuesi Guri Tartari shprehet: “Sot zemra e njerzve qe duan arsimin vajton nje e kam pasur nenen e shokut tjetern kolege. Zoti iua shperblefte fisnikerine e arsimtarit ne parajse! Te paharruara qofshin ne perjetesi!”

Per kreyebashkiakun Beqiri, “Humbja e figurave të nderuara të arsimit që dhanë aq shumë për të edukuar breza të tërë ,është një lajm i hidhur jo vetëm për ish nxënësit por për të gjithë komunitetin ku ato shërbyen. Gjurmët që lanë ndër breza me punën shumëvjeçare dhe përkushtimin do të përjetësojë figurën dhe emrin e tyre. Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit.-theksohet ne mesazhin per ndarjen nga keta te dy mesueseve qe kane lene gjurme ne jeten e qindra nxenesve dhe kolektivave pedagogjike ne Konispol.”///

error: