Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet në SHBA duke thënë se lajmin për triumfin e Biden e ka pritur me lehtësim dhe e cilëson një kthim në normalitet.
Sipas tij një mandat i dytë për Trump do ishte shumë i rrezikshëm pasi do të rrezikonte rëndë demokracinë, institucionet apo dhe botën me politikat e tij.
“Shkurt do thoja që, kemi të bëjmë me një kthim në normalitet. Domethënë, është unë personalisht e kam pritur me lehtësim. Një fitore tjetër e Trump e kam parë si rrezik më të madh edhe për botën me politikat e tij shumë kontroverse, polarizuese, të njëanshme, edhe për demokracinë me prirjen e tij për të kontrolluar institucionet, për mos lejuar ato që janë vlera e Amerikës.
Amerikanët kur u ndanë nga Britania nuk donin të qeveriseshin nga një mbret, por nga një president. Ka qenë një luftë e madhe për ta konsoliduar këtë sistem në mënyrë që çdo 4 vite të ketë zgjedhje të lira, pas 8 vitesh të ikë Presidenti. Ky e turbulloi keq sistemin që ka defektet e veta. Janë krijuar dhe premisat për zgjatje të mandatit të President. Trump ishte kërcënim për institucionet demokratike, i personalizoi shumë, tentoi t’i kontrollojë. Në këtë kuptim është kthim në normalitet.”- tha Lubonja për News 24///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI