Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton konsumatorët se ka marrë të gjitha masat për bllokimin e patatinave të misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi është konstatuar prania e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në njoftimin për shtyp bën të ditur se “referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit.
“Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta