U prezantuan redaktorët përgjegjës të redaksive të fushave shkencore e studimore, që do të hartohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Sipas njoftimit të Akademisë së Shkencave, “sot në një ditë simbolike për Akademinë e Shkencave së Shqipërisë, në ditën përkujtimore të ditëlindjes së Kryetarit të parë të saj, akad. Aleks Budës, në sallën “Libri Akademik” u zhvillua takimi për prezantimin e redaktorëve përgjegjës të redaksive të fushave shkencore e studimore që do të hartohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë”.
“Mbledhja u drejtua nga kryeredaktori i “Enciklopedisë shqiptare”, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, dhe kryeredaktor i redaksisë së Shqipërisë për ESH, akad. Shaban Sinani.
Akad. Skënder Gjinushi përshëndeti këtë hap të rëndësishëm drejt hartimit të Encikopedisë Shqiptare, projekt madhor i Akademisë së Shkencave së Shqipërisë dhe vuri në dukje se Enciklopedia shqiptare përfshin gjithë hapësirën mbarëshqiptare në Ballkan dhe diasporat arbëreshe”, njofton Akademia e Shkencave.
“Më andej sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave, akad. Shaban Sinani bëri një pasqyrim të hapave të ndërmarrë deri më tani duke vënë theksin se që nga ky moment “Enciklopedia shqiptare”, vepër madhore në albanologji, projekt ndërakademik e ndërqeveritar, me miratimin e redaksive kalon nga faza përgatitore në atë të realizimit shkencor”, vijon njoftimi.
“Struktura e redaksisë është e përbërë nga strukturat qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” janë ngritur sipas fushave përkatëse 30 redaksi në Shqipëri dhe 30 në Kosovë për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare””, bëhet me dije në njoftim.
Enciklopedia shqiptare është ndërmarrja akademike e më voluminoze, që vlerësohet të realizohet në dhjetë vëllime e në një kohë sa më të shkurtër, për pesë vjet.





ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade