Dalin pamjet e shkatërrimit të godinës së konsullatës shqiptare në Ukrainë. Pamjet janë publikuar nga konsullata shqiptare e nderit, duke dhënë edhe detaje.
“Më 6 mars, në orën 23:15, u bombardua Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë. Si rezultat i një sulmi ajror nga trupat ruse në qytetin e Kharkiv, disa predha goditën ndërtesën në rrugën. Akademiku Proskura 1, ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, ka marrë flakë dhe është shkatërruar godinën”, thuhet në reagimin e konsullatës. Ndërsa bëhet e ditur se “Konsulli i Nderit, Shahin Omarov dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”.
Fillimisht do të ishte ministria e Jashtme shqiptare që do të dënonte sulmin mbi konsullatën shqiptare.
“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI