Efekti i zjarreve masive në Korfuz u ndje përmes tymit dhe smogut edhe në Sarandë.
Burime nga porti i Sarandës thanë se ritmi ditor i hyrjeve në portin është gati 3000 persona në ditë dhe po punohet me kapacitet maksimal. Autoritetet portuale bëjnë me dije se efekti Korfuz ka shkaktuar një shtim fluksi edhe drejt Sarandës .

Vizitorët pohuan në disa kanale TV shqiptare se përjetuan një efekt psikologjik të lidhur me zjarrin atje ndërsa konfirmojnë se situata tani duket më e stabilizuar.
“Është hera e tretë që vij në Shqipëri për detin diellin ushqimin dhe më pëlqen ky vend. Në Korfuz ndihej efekti i zjarrit dhe prania e tymit por besoj se situata po përmirësohet”, tha një tjetër turist.
“E kemi një fluks goxha të konsiderueshëm për shkak se turistet kanë gjet një realitet tjetër nga ishulli Korfuzit, ku janë befasuar me çmimet, kanë ndenjur nga 2-3 ditë dhe kanë ardhur në Sarandë”, tha Plarent Shehu, specialist i marrëdhënieve me publikun në portin e Sarandës. Burimet thanë se Porti i Sarandës ka pasur një rritje të numrit të mbërritjeve me rreth 10% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa në raport me 2019 rritja është me gati 30%. Deri në fund të korrikut pritet që porti i Sarandës të preket nga rreth 500 jahte private përveç anijeve cruiz dhe prurjes së trageteve të linjave ditore.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade