SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Korridori Blu, Balluku: Më 1 gusht hapim 3 lote të tjera

 Më 1 gusht do të nisë puna edhe në tre lotet e tjera të korridorit Blu, që lidh Kroacinë me Greqinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Korridori Blu, është segmenti më i gjallë për të treguar interkonektivitetin në zonën e Ballkanit, që lidh Kroacinë me Greqinë, duke pasur si komponentë edhe Malin e Zi dhe Shqipërinë. Pjesë e këtij korridori, tha Balluku, janë edhe mbi 318 km në Shqipëri, ndërsa një pjesë e tyre janë ndërtuar.

“Në 2019-ën kemi lançuar Korridorin Blu, por për shkak të  pandemisë, ky projekt mbeti pezull. Kemi lidhur kontratën për njërin nga këto lote, konkretisht lotin Thumanë-Kashar, me gjatësi 21.1 km. Sot që flasim kemi 6 km trase që është e gatshme dhe vijon puna. Më 1 gusht do hapim 3 lote t tjera Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Konjat. Në total janë 115 km, duke u bashkuar kështu edhe me pjesët e tjera të korridorit Blu të ndërtuar. Sunimi ynë në vitin e ardhshëm është të zgjidhim problematikën në bajpasin e Gjirokastrës që do të lidhë pjesët e reja të Korridorit, duke bërë lidhjen nga Muuriqani në Kakavijë”, deklaroi Balluku.

Ministrja theksoi se ky është një projekt i bazuar në studim fizibiliteti të thelluar dhe pjesë e korridoreve europiane të transportit rrugor, i kategorisë “A”.

“Për shkak të kostos së lartë, është zgjedhur instrumenti financiar i koncesionit prej 35 vitesh.

“I qëndrojmë asaj që kemi thënë, për sa i përket çmimeve për kilometër. Korridori blu do të shoqërohet me rrugë alternative pa pagesë ië kategorisë “C”, për ti dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin”, tha ajo. /atsh///

error: