SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe futboll.SPAK arreston prokurorin e Sarandës dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve zyrtarë, për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Pas një hetim në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është arrestuar prokurori i Sarandës, Sali Hasa si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Sipas informacioneve të publikuara, në pranga është vënë edhe Napolon Hodaj, oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Gjithashtu gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, për Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’dhe  Hysen Korenica ,ish ekspert mjeko – ligjor, për “Ekspertim i rremë”. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë./ATSH///

error: