Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po mbajnë edhe në pjesën e parë të këtij viti turizmin shqiptar.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit Prill lëvizjet e shtetasve të huaj në vendin tonë u rritën me 18 herë në raport me një vit më parë, ku dominimin e turistëve e patën vendet e rajonit.
Vetëm gjatë Prillit në Shqipëri kanë hyrë 241 mijë shtetas të huaj, 80% e të cilëve ishin qytetarë nga shtetet në kufi me vendin tonë, me përjashtim të Greqisë.
Në raport me vitin 2019-ë, kur turizmi nuk kishte kufizime, lëvizjet e shtetasve të huaj këtë vit janë 40% më të ulëta. Numrin më të lartë të vizitorëve e ka Kosova me 136 mijë persona që kanë ardhur vetëm në prill, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi.
Pavarësisht pandemisë, ka nisur gjallërimi edhe i lëvizjes së shqiptarëve jashtë. Në prill numërohen 230 mijë shtetas nga vendi ynë që kanë kaluar kufirin, kundrejt 10 mijë daljeve që pati Prilli i kaluar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI