Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi raportin 2018-2022 ku janë dhënë 507 vendime.
Në raportin e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për periudhën 8 shkurt 2018, deri në datën 28 shkurt 2022 ka dhënë 507 vendime.
Nga këto, 195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 2 ish-inspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshilltarë ligjorë; 190 vendime për shkarkimin nga detyra të 117 gjyqtarëve, 70 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë.
Po ashtu në raportin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit janë 77 vendime për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë; 35 vendime për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 ish-Kryeinspektor i KLD-së dhe 1 ish-inspektor i ILD-së, 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.
Në korrik të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Lindja e institucioneve të reja të drejtësisë plotësuan kornizën kushtetuese duke i vënë në qendër institucionet e vetingut për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vazhdon punë për vetingun e magjistratëve në sistemin e drejtësisë, ndërsa ka publikuar të dhënat e rezultateve në këto vite.
Pas mbarimit të mandati të vetingut të KPK dhe KP, Kuvendi ka miratuan me 10 shkurt 2022 me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenime ka miratuar zgjatet e organeve të vetingut deri në 31 dhjetor 2024, ndërsa procesi vazhdon./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI