Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 16:00 kanë votuar 32.19% e votuesve.
Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, deri në orën 16:00 kanë raportuar 2679 nga 5213 Qendra Votimi në total.Kanë votuar 619193 nga 1974061 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Në bashkinë Tiranë kanë votuar 33.08% e zgjedhësve në listat e votimit, në Durrës 27.46%, në Elbasan 31.45%, në Shkodër 28.71%, në Fier 26.06%, në Vlorë 20.13 %. Pjesëmarrje më e madhe raportohet në disa bashki si Puka, Fushë Arrëz, Has, Devoll, Pustec.
Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.
Pas problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’ në të gjithë vendin, KQZ urdhëroi që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI