Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi KZAZ-të të vijojnë procesin e numërimit e kutive të votimit për këshillat bashkiakë pa ndërprerje.
“KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë. Urdhëri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 Maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date. KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë”, thuhet në urdhrin e KQZ.
Ndërsa ka mbaruar numërimi për kryetarët e bashkive në gjithë vendin, procesi i numërimit për këshillat bashkiakë vijon ende.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror