Rama i kishte kërkuar Lelit që të dorëhiqej nga bashkia për të kandiduar në listën e PS-së për Vlorën, por kryebashkiaku ka refuzuar kërkesën e shefit të tij pasi nuk besonte se do të mund ta merrte mandatin me renditjen që do t’i bënte kryeministri.
I refuzuar nga vartësi i tij, Rama ka vendosur tashmë që PS të mos ketë asnjë lidhje me Lelin, personazh i cili me gjase, nuk i ka pëlqyer asnjëherë edhe të besuarit të Ramës në këtë qark, Damian Gjiknurit.
Duket se në Vlorë po përsëritet historia. Ngelet për të pari cdo të bëhet me Lelin. Karriera e tij politke rrezikohet para apo pas 25 prillit.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar