SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryebashkiaku Oltion Çaçi deklaron se investimin për kinoteatrin “Butrinti” do ta realizojë Bashkia.

Kryebashkiaku Oltion Çaçi deklaroi sot se investimin për kinoteatrin “Butrinti” do ta realizojë Bashkia e Sarandës.

Pohimi i Çaçit u bë gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak me fokus kryesor miratimin e buxhetit për vititn 2026.

Në përgjigje të një pyetje të këshilltarit socialist Ermir Hoxha kryebashkiaku përmendi se ky ishte lajmi kryesor sa i përket sektorit të kulturës dhe artit për vitin 2026.

Amortizimi i rëndë shumëvjeçar i godinës dhe mjediseve te sallës së teatrit dhe akesosërve të tjerë të kësaj godine, dikur simbol i teatrit të estradës së mirënjohur të qytetit bregdetar; ka qenë objekt i shumë kritikave, vëzhgimeve, premtimeve, etj,. Njëherësh, ky problem është i bartur prej shumë vitesh duke u kthyer në një ‘patate e nxehtë‘ nga një mandat qeverisjeje lokale në tjetrin

Por mesa, duket deklarimi pa mëdyshje i kreut të Bashkisë për t’i dhënë fund një problemi-‘gangrenë’, mbetet lajmi kryesor zyrtar për kulturën në Sarandë për vitin 2026.

Më tej, pritet të shohim në praktikë hapat për realizimin e këtij investimi të shumëpritur nga banorët, njerëzit e kultures dhe artit, profesionistët e skenës, trupën vendase dhe homologet nga kryeqyteti dhe vise të tjera. /SH.Hajno-SARANDANEWS.AL///

error: