SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri grek: Më 27 dhjetor mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti-Covid

-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Greqia ka në plan të marrë dozat e para të vaksinës anti-Covid-19 më 27 dhjetor, për të vazhduar me një shpërndarje mbarë kombëtare gjatë muajve në vijim.

Pas takimit me presidenten Katerina Sakellaropoulou, Mitsotakis tha se disa ministri  kanë bërë “një përpjekje të madhe, kolektive për të siguruar që programi mbarëkombëtar i imunizimit të funksionojë sa më shpejt, me efektivitet dhe siguri sa më të madhe që të jetë e mundur”.

Ai theksoi se sfida më e madhe e tij dhe kabinetit qeveritar do të jetë bindja e publikut se vaksina është e sigurt.

“Vaksina është aprovuar nga të gjithë autoritetet kompetente”, tha Mitsotakis. “Unë jam zotuar të marr vaksinën në ditën e parë që ajo do të bëhet e mundur në Greqi,” u shpreh ai.

Disa udhëheqës botërorë janë vaksinuar live në televizion, në një përpjekje për të rritur besimin e publikut në vaksinat Covid-19.///

error: