

Mbi 350 qytetarë morën pjesë në një takim elektoral të zhvilluar në Ksamil me kandidatin për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido.

Në statusin e tij në rrjetet sociale, Bido shkruan se pjesëmarrja e lartë ishte një tregues i interesit të qytetarëve për një përfaqësim të qëndrueshëm në Kuvend. Ai e konsideroi këtë një moment të rëndësishëm për zonën, duke e cilësuar si “një mundësi historike” për të zgjedhur një përfaqësues që, sipas tij, do të jetë i pranishëm dhe aktiv për katër vite, jo vetëm gjatë fushatës.

Bido prezantoi programin e tij, të cilin e cilësoi të hapur dhe të aksesueshëm për qytetarët, dhe kërkoi mbështetjen për Partinë Socialiste me numrin 5 në fletën e votimit, si dhe për kandidaturën e tij personale./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale
Lamallari: Ndotja akustike nuk do të tolerohet në çdo zonë turistike
Ksamil. Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë