SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ksamil: E paranueshme!Skenë vandalësh. Shkaterrohet dekori i koncertit

Ndersa po behen perpjekje keto dite gushti per te gjalleruar jeten kulturore e artistike ne pikun e sezonit turisik ne Sarande dhe Ksmail, ne kete te fundit eshte shenuar nje nate me pare nje skene vandale e panjohur me pare ne kete rajon qe dallon per respektin ndaj kultures.

“Skenë vandalësh. Shkaterrohet dekori i koncertit Gjatë natës ka ndodhur një gjest i shëmtuar në Ksamil, ku është dëmtuar skena e koncerteve të verës. Bashkia Sarandë organizohet dhe konkretizon pasurimin e ofertës turistike me evente artistike,për Sarandën dhe Ksamilin, ndërsa individë të papërgjegjshëm,kryejnë akte rrugaçërore, për ta privuar Ksamilin, ksamiliotin dhe pushuesin e kësaj vere atje, nga kontakti me artin dhe njerëzit e skenës.-u shoreh pas ngjarjes kryetari i bashksie, Adrian Gurma.

Gurma ka theksuar se “Është shumë dëshpëruese,që ka njerëz të tillë, me qëllime të mbrapshta, të cilët nuk duhet të mbeten anonimë,e pa u ndëshkuar, duke marrë së pari dënimin nga komuniteti qytetar,e pa diskutim edhe nga forca e ligjit! “

Bashkia shorehet e vendosur se do tu sherbeje banoreve dhe turisteve pavaresisht ngjarjev te tilla. “Pavarësisht pengesave të tilla, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur,për më të mirën e banorëve të Ksamilit e Sarandës ,por edhe në shërbim të turistëve të shumtë,të cilët zgjedhin brigjet tona për të pushuar e argëtuar”-ka deklaruara kru i Bashkise Adrian Gurma i vendosur./sarandanews.al.///

error: