– Sot shënohet 20-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko. Teodor Keko, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko, u lind në Tiranë më 2 shtator 1958.Keko ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë pjesëtar i parlamentit shqiptar.
Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkurtra.
Krijimtaria; Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë: “Loja” 1990, “Lajmëtarja e vdekjeve” 1991,“Pretenca”1994, “Shënimet e një gruaje” 1995, “12 Shenjtore një profet dhe disa njerëz” 1997, “Made in Albania” 1998, “Hollësira fa tale” 2001., Poezi – 2013
Poezi nga Teodor Keko ; ME MUNDON, Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore