SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ksamil: Efektivë të FA-së pastrojnë bregdetin

 Efektivë të Forcave të Armatosura ndërhynë sot për pastrimin e territorit në Ksamil.

Aksioni i pastrimit është përqendruar tashmë në zonat bregdetare, ku përveç strukturave vendore janë angazhuar edhe efektivë të FA-së.

“Me angazhimin e mjeteve dhe efektivëve të Forcave të Armatosura ndërhymë në disa vatra të nxehta mbetjesh urbane në Ksamil”, thuhet në një njoftim të bashkisë së Sarandës.

Bashkia e Sarandës paralajmëroi se kushdo që ndot ambientin  do të ketë penalitete.

“Ksamili është i të gjithëve dhe duhet të kujdesemi për ta mbajtur pastër”, është apeli i bashkisë së Sarandës.

error: